Ka nisur prishja e një pallati gjashtë katësh në Thumanë, që u dëmtua nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Pallati është dëmtuar rëndë gjatë tërmetit, ndërsa Thumana është një nga zonat më të prekura nga tërmeti ku humbën jetën dhjetëra persona.
Ndërkohë për sa i përket godinave, Durrësi është më i prekuri për shkak të numrit më të madh të godinave, ndërsa ditët e fundit është bërë verifikimi i disa pallateve në Durrës që janë shpallur të pabanueshme.