Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh nesër ekspertët e emergjencave civile


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, pritet të zhvillojë nesër një takim me ekspertë të Emergjencave Civile.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë inxhinierë, arkitektë, ekspertë të fushës së ndërtimit, ish-kryetarë bashkish e ish-prefektë.

Në njoftimin e selisë blu theksohet se në qendër të këtij takimi është marrja e ekspertizës më të mirë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

‘Nesër, e dielë, datë 01.12.2019, në orën 18:00, në selinë e PD (salla e Katit II), Kryetari Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinjerë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish-kryetar bashkish, ish-prefektë, etj.

 Tematika: Marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti – Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të garantuar sa më shpejtë RINDËRTIMIN.’ –  thuhet në njoftimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *