Prokuroria e Durrësit pritet të nisë të hënën hetimet për atë që ndodhi me dëmtimin e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas organit të akuzës, do hetohet çdo rast ndërtimi i banesave dhe pallateve që nga lejet e ndërtimit, zbatimi në terren i punimeve dhe kolaudimet e kryera nga inxhinierët e bashkisë dhe ata privatë të licencuara.
Në përfundim të hetimeve pritet të përcaktohet cilësia e punimeve, trashësia e kolonave si dhe zbatimi me përpikmëri i planeve fillestare të punimeve.
Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, më shumë se 900 të tjerë u plagosën ndërsa qindra pallate e ndërtesa private janë dëmtuar keqazi me me një pjesë e tyre të shallura të pabanueshme.