Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Lulzim unë jam gati, është koha për bashkim


Pas tërmetit të së martës, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha, që të bashkëpunojnë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Rama i bën thirrje opozitës të ulen në tryezë dhe të japin propozimet e tyre, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi.

“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit“- shkruan Rama.

Kujtojmë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ditën kur ra tërmeti me magnitudë 6.4, tha se nuk donte që çështja të politizohej. Ai më pas u dha urdhër strukturave të PD-së, që të shmangin reagimet politike për situatën e tërmetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *