Gjatë një diskutimi mbi identitetin kombëtar rus, presidenti Putin u sigurua që me mirësjellje por me vendosmëri të kundërshtojë çdo nocion të zëvendësimit të strukturave tradicionale të familjes me shembuj më ‘përparimtarë’ të zbatuar në perëndim.
‘Ju thatë fjala nënë nuk mund të zëvendësohet. Rezulton se mundet: Ata e kanë zëvendësuar atë në disa vende me ‘prindin numër një’ dhe ‘prindin numër dy.’ Shpresoj që kurrë të mos ndodhë këtu,’ tha Putin në mbledhjen e Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike, organ këshillimor i Kremlinit.
Vërejtjet e tij erdhën si përgjigje ndaj ligjvënësit Viktor Vodolatsky, i cili foli për përpjekjet për të kultivuar një identitet unifikues midis të rinjve të Rusisë, pa cënuar ndonjë identitet tjetër etnik, fetar ose grupor.
Fjalët ‘nënë’ dhe ‘prindi’ janë funksionalisht të njëjta, por kanë një peshë emocionale shumë të ndryshme, argumentoi Vodolatsky, ashtu si ‘atdheu’ dhe ‘vendi’.
Franca është një nga vendet që ka ndryshuar fjalët nënë e baba me ‘prindi numër 1’ e ‘prindi numër 2’. Të njëjtën gjë nisi edhe Italia por zv.kryeministri Salvini riktheu fjalë ‘nënë’ e ‘baba’.