Një shfaqje cirku në Rusi për pak sa nuk është kthyer në tragjedi pasi një luaneshë sulmoi papritmas një vajzë 4 vjeçare përmes gardhit që rrethonte arenën.
Incidenti i tmerrshëm, i cili u kap në video, ndodhi në Uspenskoye, një qytet me rreth 12,000 banorë, në rajonin e Krasnodarit në Rusinë jugore.
Pamjet e filmuara nga një prej spektatorëve, tregon një luaneshë të shtrirë në dysheme. Ajo pastaj papritmas nxiton në të gjithë arenën dhe arrin te një vajzë e vogël në këmbë, që qëndronte me shpinë ndaj kafshës në rreshtin e parë të vendeve në sallë.
Vajza, me plagë të thella dhe e kafshuar në fytyrë dhe gjoks, u dërgua me shpejtësi në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas mjekëve, jeta e saj nuk është në rrezik, por ajo do të transferohet në kryeqytetin rajonal, për trajtim më të specializuar.
Policia ka ndaluar drejtorin 51-vjeçar të cirkut, i cili akuzohet se nuk ka arritur të sigurojë sigurinë e klientëve në shfaqje.