Vendosni fjalën kyçe....

Krau i djathtë i kryeministrit akuzohet për vrasjen e gazetares, pedagodë e studentë dalin në protesta


Biznesmeni i arrestuar për vrasjen e gazetares Daphne Garuana Galizia, Yorgen Fenech, ka deklaruar në polici se pas këtij krimi qëndron, Keith Schembri, ndihmësi i kryeministrit maltez.

“Shënimi që përmendët është me katër faqe, të cilin ma kanë treguar por unë nuk kam asnjë lidhje. Unë i mohoj të gjitha dhe unë e kam thënë këtë në dëshmi dhe nën betim”– tha ai.

Polica është duke hetuar vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia dhe kanë marrë në pyetje ndihmësin më të ngushtë të kryeministrit mbi pretendimet se ai ishte mendja që qëndron pas vrasjes.

Akuzat ndaj Keith Schembri u bënë nga biznesmeni, Yorgen Fenech, i cili u arrestua javën e kaluar dhe po kërkon imunitet ligjor në këmbim të dëshmisë së tij.

Fenech ka pohuar gjithashtu se burrat që shpërthyen makinën që vrau reporteren u paguan 130,000 euro, shkruan “The Guardian”.

Në deklaratat e tij në polici, biznesmeni është përpjekur të implikojë Schembri, një mik të ngushtë të kryeministrit, Joseph Muscat.

Schembri u arrestua të martën në mëngjes në lidhje me vrasjen dhe tani është në liri me kusht. Ai më ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me vrasjen e Caruana Galizia-s. Avokatët e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për komente, por të premten vonë ai vetë e theu heshtjen për t’i thënë një reporteri të “Times of Malta” se ai mohoi të gjitha akuzat kundër tij.

Policia thotë se po përpiqet të vërtetojë pretendimet e Fenech, të cilat jo të gjitha kanë qenë të besueshme.

Kryeministri Muscat tha se ai do të komentojë vetëm “pasi të mbarojnë hetimet, shpresojmë në disa orë.”

Të premten, lektorë të universitetit dhe studentë bllokuan pjesë të Rrugës Rajonale në Msida.

Ata mbanin në dorë pankarta me mbishkrimet “atentatorë”, “Keni gjak në duar” dhe “Muscat është një kriminel”.

Studentët thanë se protesta, e cila zgjati rreth 45 minuta, kishte për qëllim thirrjen për drejtësi për gazetaren Caruana Galizia dhe dënuan mungesën e veprimeve të ndërmarra kundër njerëzve si ish-shefi i shtabit, Keith Schembri.

Grupet e shoqërisë civile, iu bashkuan protestës, por ende nuk dihet se kush janë organizatorët.

Duke folur për “Times of Malta”, studentët thanë se ata po i bashkoheshin protestës sepse janë të ngopur nga korrupsioni në vend, natyra dypartiake e politikës dhe nevoja për të ngritur zërin dhe për t’i treguar Kryeministrit se ata nuk janë të lumtur me demokracinë e tyre.

Gazetarja Caruana Galizia përmes shkrimeve të saj, ekspozoi korrupsionin në nivelin më të lartë në qarqet politike dhe të biznesit në Maltë.

Ajo u vra kur makina që kishte marrë me qira shpërtheu pranë shtëpisë së saj në fshatin Bidnija në tetor 2017. Vrasja e saj ngriti pyetje rreth sundimit të ligjit në shtetin anëtar të BE-së.

Biznesmeni Yorgen Fenech u arrestua javën e kaluar në bordin e jahtit të tij. Ai i ka mohuar akuzat ndërsa ka akuzuar se është Schembri ai që qëndron pas vrasjes së gazetares.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *