Vendosni fjalën kyçe....

Media italiane: Shqiptarët i kanë ngritur pallatet ‘Shto ujë, shto miell’, pa ne do i nxirrnin viktimat me duar


Media italiane “Il Fato Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull problemit të ndërtimeve në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm të së martës, që mori jetët e 50 personave. Në artikull bëhet e qartë se fajtore kryesore për rrënimin e godiave ka qënë babëzia për të ngritur sa më shumë kate pa leje.

Po ashtu ironizohet përgatitja për emergjenca e shqiptarëve, që sipas medias italiane, po të mos ishte për ndërhyrjen e të huajve, me siguri do të kishin gërmuar me dorë ose me lopata.

ARTIKULLI: 

“Shto ujë, shto miell”. Për të përgatitur burekun, byrekun e shijshëm tipik të Shqipërisë dhe Ballkanit (secili vend pretendon ta përgatisë atë më mirë se të tjerët, siç është Baklavaja e Lindjes së Mesme dhe kuskusi i Afrikës së Veriut), duhen sasi të barabarta të ujit dhe miellit,  nëse vendosni njërën më shumë vetëm bëni dëm.

Thënia shqiptare përkthen në mënyrë të përkryer idenë e përdorur në realizimin e shumicës së ndërtesave në Tokën e Shqiponjave pas rënies së komunizmit, duke filluar në dhjetor 1990. Popullsia ka lëvizur nga fshatrat dhe malet e veriut dhe jug-lindjes duke shkuar në Durrës e Tiranë.

Sot qyteti numëron gati një milion banorë, rreth një e treta e popullsisë shqiptare, në një vend që shtrihet në 28 mijë kilometra katrorë (pak a shumë sa Siçilia). Që nga fillimi i viteve ’90 territori i kryeqytetit është zgjeruar, duke i dhënë hapësirë ​​një periferie të çrregullt dhe obsesive, dhe ajo që shihet është estetikisht e shëmtuar. Bërthama e ndërtesave deri në pesëmbëdhjetë kate të larta,pa  asnjë urbanizim, janë të dizajnuara nga inxhinierë dhe arkitektë me pak prirje drejt estetikës.

Të tjerët e kanë ndërtuar shtëpinë hap pas hapi. Marrim shembull ndërtesën e shembur pak jashtë qendrës së Durrësit dhe e cila varrosi nën të nëntë vetë. Shtesa të pamatur e kateve nga një në katër paralajmëroi një fat jo edhe aq të paimagjinueshëm. Nën peshën e katër kateve të betonit, ishin themelet që tërhoqën poshtë të gjitha banesat drejt garazhdit.

Gjithashtu edhe përpjekjet për ndihmë kanë nxjerrë në pah të meta organizative mbresëlënëse që po të mos ishte për ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrit, Mbrojtjes Civile, Kryqit të Kuq nga gjysma e Evropës Perëndimore, me siguri në Shqipëri do të kishte gërmuar me dorë ose me lopata.

“Zakonisht, përpara se të fillojmë një ndërhyrje për të rikuperuar njerëzit nga rrënojat – shpjegon një prej policëve italianë ​​i angazhuar për tre ditë në Durrës – teknikët tanë kontaktojnë ata të bashkive për të marrë dokumentet kadastrale të ndërtesave të shembura.

Të gjitha për të marrë një ide se si është bërë shtëpia, ku mund të gjenden njerëzit etj. Por ata u përgjigjën se nuk ka dokumente kadastrale për ndërtesën dhe se duhet të mbështeteshim vetëm në idetë se ku mund të ishin të mbijetuarit. Ky është niveli”.

Për të përmbledhur ndjenjat e popullit shqiptar, do të përdorim fjalët e George Frendo, Presidenti i Konferencës Episkopale Shqiptare.

 “Ne flemë e zgjohemi me frikë, sepse dridhjet vazhdojnë. Shumë njerëz nuk guxojnë të flenë në shtëpi, shumë janë duke fjetur në makina, ata që kanë, të tjerët kanë shkuar te të afërmit që jetojnë në veri të Shqipërisë. Një vend plotësisht i demoralizuar, një vend i zhytur në një krizë të pashembullt politike, i cili nuk pranohet as si kandidat për t’u anëtarsuar në BE. Tani edhe tërmetet. Diçka pozitive është edhe solidariteti i treguar nga vetë shqiptarët nga shumë vende të botës, përfshirë Italinë. Unë po marr dhjetëra e dhjetëra mesazhe dhe thirrje telefonike çdo ditë, nuk e di, ne nuk dimë se çfarë të bëjmë për të lehtësuar dhimbjen e njerëzve tanë”.

Sot të vdekurit po vajtojnë, por tragjedia që po ndodh është shembulli klasik i ndërtimit pa kriter dhe pa kontroll. Dy hotelet që u rrëzuan në Golem, përgjatë bregdetit të Durrësit, fatmirësisht ishin gjysmë të zbrazët.

“Viktimat do të ishin me dhjetëra në mes të verës. Unë e di historinë e atyre hoteleve, veçanërisht të Villa Palma, dhe këmbënguljen me çdo kusht të pronarëve për ta kthyer nga një ndërtesë banimi normale në një hotel të madh, jashtë rregullave. Askush nuk kontrolloi, askush nuk bëri veto dhe pasojat ishin të dhimbshme”, thotë Irvi Hyka, llogaritare dhe profesore në Universitetin e Durrësit.

Shqipëria është një vend i ri, me një moshë mesatare shumë të ulët, të pasqyruar dhe në një rritje të dukshme ekonomike. Pikërisht ky lulëzim i “mundësive” ka tërhequr shumë italianë që këkojnë që të ndryshojnë jetën e tyre.

Paolo Piçi para se të linte Bel Paese për t’u shpërngulur në Tiranë, u martua me një vajzë shqiptare të njohur në Itali dhe në vitin 2013 u transferua në Ballkan.

“Miti i Shqipërisë si një tokë e mundësive të lira është i gabuar. Shumë bashkëkombas kanë hyrë me këtë ide dhe kanë dalë keq. Një shembull është  kanali televiziv Agon Channel, i hapur nga sipërmarrësi italian Francesco Beçhetti në verën e 2015 dhe u mbyll pesëmbëdhjetë muaj më vonë. Italianët, duhet të kuptojnë që Shqipëria është një vend kompleks , ku nuk ka struktura sociale, bashkim, kontratat janë të paqëndrueshme. Kujdesi shëndetësor është një privilegj për ata që kanë. Nëse keni nevojë për një shtrat spitalor dhe kujdes cilësor duhet të paguani dhe jo të gjithë mund ta përballojnë. Por është gjithashtu një vend mikpritës, i sigurt, ku vandalizmi dhe krimi nuk ekzistojnë, edhe nëse nuk ka respekt për qytetarinë dhe gjen mbeturina në parkim. Në 13 vjet kam parë që Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në nivelin e infrastrukturës, ndërtohen rrugë të reja, janë krijuar porte dhe aeroporte të reja.”

Duke folur për shëndetin, spitali rajonal i Durrësit ishte gjysëm i dëmtuar pas tronditjes së tërmetit.

“Transferuam pacientët në gjendje më serioze në Tiranë, të tjerët janë parkuar përgjatë rrugës, duhet të adaptohemi. Ata me gjendje të mirë i kemi nisur në shtëpi për shkak të mungesës së hapësirave që kemi. Le të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë spital,”- shpjegon Vladimir Laro , kirurg me origjinë nga Gjirokastra.

Ne po ëndërrojmë për vepra të reja infrastrukturore, por ndërkohë për të shkuar nga Tirana në veri, në Scutari dhe deri në Mal të Zi, ka vetëm një rrugë me një korsi në çdo drejtim, të ngjashme me një nga rrugët tona krahinore.

Në shtrirjen pikërisht jashtë Tiranës, midis Kamëzës dhe Fushë-Krujës, rreth njëzet kilometra, në anët e rrugës ka dyqane që shesin vetëm dhe ekskluzivisht mobilje. Blerim, një sipërmarrës lokal, pronar i dy kafeneve, na shoqëron nga Tirana në Lezhë dhe thotë: “Po, ka vetëm mobilje, por ato kompani bëjnë gjëra të tjera, ato mbulojnë biznese të ndryshëm. Mbi të gjitha, në Shqipëri është e gjitha një mafia dhe politika e përdor atë për të bërë biznes dhe le të vdesin njerëzit e varfër. Ju shikoni tërmetin, qeveria i ka lënë bashkëkombasit tanë të vdesin, nuk i ka mbrojtur ata dhe tani duhet të kërkojmë nga të gjithë ndihmë, përfshirë ju italianët, të vijnë dhe të gërmojnë në rrënoja. Gjithmonë do të përkeqësohet ”.

Shqipëria është në zi kombëtare dhe në gjendje emergjente pas tërmetit për një periudhë të pacaktuar. Ndërkohë, fillojmë të kujtojmë viktimat. Në mëngjes, në sallën e qytetit, u bënë homazhet për të kujtuar tre breza të grave të familjes Karanxaj: Roseta 59, Diena 30 dhe Esiela, mezi 8 vjeç. Më pas do të jetë radha e familjes Reçi, ajo e të dashurës së djalit të kryeministrit Edi Rama. Dje më 28 Nëntor, Republika e Shqipërisë festoi pavarësinë nga sundimi Osman në 1912-ën dhe ngritjën e flamurit kombëtar për herë të parë në Krujë në 1443-in nga heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Përsëritje historike dhe zija përzihen së bashku.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Il Fato Quotidiano


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *