Vendosni fjalën kyçe....

Meta “shigjeton” Ramën: Nxitimi për të publikuar lajme të mos shërbejë për të mbyllur mediat kritike


Presidenti Meta ka falenderuar gazetarët e terrenit, kameramanët dhe ekipet lëvizëse për mbulimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i shtetit i falenderoi ata për punën e bërë në kushte tejet të vështira duke thënë një ndihmë të jashtëzakonshme ndaj banorëve të prekur nga pasojat e tërmetit.

‘Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë.’ – tha Meta.

Më tej kreu i shtetit tha se nxitimi për të dhënë lajmin e fundit nga ana e mediave, nuk duhet të përdoret si pretekst për të mbyllur apo sulmuar media kritike.

‘Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe!’ – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *