Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarja – Ramës: Qendrat sociale janë plot, kam vajzën përjashta


Kryeministri Edi Rama është futur në debate me banorët në Kombinat, të cilët i kërkojnë një vend ku të strehohen për të kaluar natën.

Një nga banoret, i tha kryeministrit se qendrat sociale janë mbushur plot. Por sipas Ramës kjo nuk është e vërtetë. Të tjerë banorë thanë se kanë shkuar personalisht tek qendrat sociale dhe janë të tejmbushura.

BISEDA

Banorja: Çështja është se sa do zgjasë, sa do rrimë përjashta. Kam gocën përjashta.

Rama: Sa do zgjasi nuk ta them dot sot.

Banorja: Ndërkohë duhet të rrimë përjashta?

Veliaj: Jo s’keni pse rrini përjashta.

Rama: Zonjë, ju kemi ofruar të shkoni brenda në qendrat e pritjes.

Veliaj: Dhe hotelet.

Rama: Pallat gati tani për tani nuk kemi. Tani ti e do shtëpinë të re, e do tani, e do menjëherë.Ça të bëj unë?

Banorja: S’jemi duke dashur shtëpinë.

Rama: Çfarë kërkon?

Banorja: Një vend ku të fusim kokën, çupën time.

Rama: Një vend ku të fusësh kokën është në qendrën sociale të pritjes.

Banorja: Kemi kërkuar mbrëmë, policët na thanë se janë plot.

Rama: Më vjen keq, nuk është çështje policash kjo, është çështje e bashkisë. Nuk e kanë detyrën policët të bëjnë plot dhe bosh qendrat. Dhe mos i merrni nëpër gojë. Më ke mua përballë, merre gocën dhe ikim bashkë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *