Kryeministri Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e përfaqësive të huaja në vend në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Në fokus të takimit është situata pas tërmetit të 26 nëntorit dhe përballimi e zbutja e pasojave të lëkundjeve të fuqishme.
Rama ripërsëriti ftesën për kren e Partisë Demokatike për t’u ulur në tryezë e për të sjellë propozime konkrete për përballimin e krizës.
‘Uroj që opozita të bashkohet me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Kemi kohë kur kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë’, deklaroi Rama.