Një epokë e re e fluturimit supersonik është’ pas dere’ dhe pritet të bëhet funksionale shumë shpejt.
Avioni i fundit supersonik ishte ‘Concorde’, mrekullia aeronautike që bëri fluturimin e saj të fundit 16 vjet më parë. Megjithatë kompani të ndryshme kanë nisur nga puna për ndërtimin e një tjetër mjeti që do bëjë fluturime transatlantike mes Europës e Amerikës.
Sipas projekteve në letër, pritet që udhëtimi mes dy kontinenteve, nga Londra në Nju Jork të bëhet në 3 orë e 15 minuta.
Puna ka nisur por nuk ka ende ndonjë të dhënë se kur avionët do nisin fluturimet sado që kompanitë sigurojnë se kjo mund të ndodhë brenda pak vitesh.