Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja


Ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së martës. Mësohet se një 20-vjeçare ka ndërruar jetë në spital. Ajo është viktima e parë që shënohet në kryeqytet, pasi 50 viktimat e tjera ishin nga Durrësi, Thumana e Lezha.

E reja Xhesika Biqiku ndodhej në gjendje kome prej tre ditësh. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin kur po tentonte të largohej nga banesa pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, kur i ra një tullë në kokë.

Biqiku ishte një ndër emrat që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se do të transportohej drejt Italisë për mjekim të specializuar.

Mirëpo për shkak të gjendjes së saj të rënduar, ky transport u anulua. Grupi mjekësor italian gjykoi se një lëvizje e saj nga aparaturat mjekësore do t’i përkeqësonte saj gjendjen.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *