Janë publikuar pamjet sesi disa civilë arritën të bllokojnë përkohësisht personin që sulmoi me thike disa kalimtarë në Urën e Londrës deri në mbërritjen e policisë.
Siç duket në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’, tre personat përdorën një fikëse zjarri dhe një shtizë hekuri për ta shtrirë në tokë agresorin që u ekzekutua më pas nga policia.
Nga sulmi i djeshëm me thikë në Londë, 2 persona humbën jetën ndërsa disa të tjerë plagosën.