Tre personat që ranë pre e sulmit me thikë në një rrugë në qytetin holandez të Hagës ishin të mitur. Bëhet fjalë për dy vajza të moshës 15 vjeç dhe një djalë 13 vjeç.
“BBC” shkruan se asnjëri prej tyre nuk e njihte njëri-tjetrin dhe policia ende po heton një të dyshuar.
Adoleshentët tani janë lejuar të dalin nga spitali. Fotografitë dhe videot në mediat sociale treguan dhjetëra blerës ditën e të Premtes së Zezë duke u larguar me vrap, ku një person me thikë në dorë përpiqej ti’i sulmonte.
Emrat e të lënduarve nuk janë bërë të ditur, por u përshkruan si një djalë 13-vjeçar nga Haga, një vajzë 15-vjeçare nga Alphen aan den Rijn dhe një tjetër vajzë 15-vjeçare nga Leiderdorp. Incidenti ndodhi në dyqanin Bay Hudson Bay në Grote Marktstraat të qytetit, ose sheshi kryesor i tregut.
Policia ka kërkuar nga publiku që t’i kontaktojë nëse ata ishin dëshmitarë. Zyrtarët gjithashtu i kanë kërkuar kujtdo që ka fotografi ose pamje të sulmit për t’i dërguar në polici, për të identifikuar të dyshuarin.