Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj shfaqet qull në transmetimin live të “ERTV”-së, banorët e pastrehë e Rama të palagur (FOTO)


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur i bërë qull në Kombinat, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të parë banorët nga afër.

Edhe pse shiu kishte mbaruar prej disa minutash, Veliaj i kishte flokët dhe xhupin të lagur, ndërsa banorët që e kanë kaluar natën jashtë ishin të thatë.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama e kishte xhupin të thatë, edhe pse nuk e ka ndryshuar prej katër ditësh. Edhe Erion Braçe, nuk dukej i lagur nga shiu, përkundrazi modeli i tij i flokëve dukej shumë në rregull, krahasuar me Veliajn.

Mesa duket kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka ndalur teknikat e tij të PR-it e propagandës as në raste të tilla, ku tërmetet kanë lënë mijëra qytetarë jashtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *