Vendosni fjalën kyçe....

Vendimet që mori Rama sot: Gati banesat për familjet e viktimave, bursa për nxënësit e studentët


Në mbledhjen e sotmë të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ketë një trajtim të posaçëm financiar për familjet e viktimave të tërmetit të fortë të të martës.

Rama tha se të gjitha këti familje, Broshka, Gjana, Hajdarmataj, dy familjet Lala, familja Meçja, Misho, Qato, Zeneli, Cakoni, dy familjet Cara, Cuka, Cupi, Greku, Hoxhali, Preci, Steneci, Vata, do të marrin shtëpi nga shteti.

 “Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë, etj.

Të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent. I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Viktimave të thumanës, familjeve të Thumanës kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi gati 6 apartamente në Tiranë por ju lutem në një komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Ky akt i parë është akti i dorëzimit apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord. Jemi gati tani, komunikimi do të sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre për të shkaur në Tiranë, ata të Thumanës, ata të Durrësit.
Trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Trajtimi financiar do jetë për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën i cili ende nuk di se i ka humbur të gjithë. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe për këtë e kemi çuar për mjekim në një nga klinikat më të specializuara. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do jetë. Ashtu dhe për Lindita Carën që i ka humbur të gjithë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se një shumë prej 1 milion lekësh të reja do të akordohet për çdo familje që ka viktima ndërsa shtoi se do të jepen bursa për nxënësit e studentët e këtyre familjeve.

“Projekt vendimi tjetër që lidhet me përkrahjen financiare të familjeve të viktimave që ka të bëjë me shpërblimin prej 1 milion lekësh të reja për të përballuar shpenzimin për varrimin. Edhe familja Abazi nga Kosova do marrë të njëjtin shpërblim.

Nxënësit e familjeve të viktimave do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh në muaj. Këtë bursë do e përfitojnë edhe studentët. Pra që nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Kjo është pjesa sociale e vendimmarrjeve të sotme.”– tha Rama.

Një tjetër vendim i qeverisë ka të bëjë me pensionistët. Rama tha se për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do të jepet një pension i veçantë.

“Për të gjithë pensionistët, pensioni i veçantë në Republikën e Shipërisë, që sipas ligjit i jepet njerëzve me kontribute të veçanta, që është një numër i kufizuar që varion në 12-15. Kështu që këta njerëz do të përfshihen në këtë grup të veçantë.”– tha Rama./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *