Rreth 40 shtëpi janë të pabanueshme në Prezë të Vogël, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.
Këtë “bilanc” e ka bërë me dije kreu i Partisë Demokratike i cili ditën e sotme zhvilloi një shikim në të gjitha njësitë e Bashkisë së Tiranës.
Sipas, Bashës banorët nuk janë sistemuar akoma në çadra dhe presin të sqarohen se çfarë do bëhet me shtëpitë e tyre.
“Në Prezë të Vogël, pranë kryeqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme, por njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra. Banorët e Prezës së Vogël, si të gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit. Shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht”- tha Basha