Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh ekspertët: Propozimet bazë për përballimin e situatës nga tërmeti


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspertët më të mirë të vendit në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Pjesë e këtij takimi janë personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi.

Një nga problemet e ngritura në takim nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti I Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

“Sot mblodha disa nga ekspertët më të mirë të vendit në fushën e emergjencave civile. Pedagogë, inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit, sugjeruan masat që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe gjithashtu masat që duhen marrë për të ardhmen.

Propozimet e tyre do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikat dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim”, shkruan Basha në Facebook pas takimit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *