Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për mediat, për të njoftuar se kur do të nisë procesi mësimor. Në të gjitha qarqet përveç Tiranës, Durrësit e Lezhës, mësimi do të rinisë më 2 dhjetor.
Ndërkohë në qarqet e Tiranës dhe të Lezhës, mund të fillojë me datë 5 dhjetor por me opsion shtyrjeje. Megjithatë Shahini thotë se nëse do të ketë shtyrje, do të lajmërojë përsëri më 4 dhjetor. Ndërsa në Durrës mësimi do të rinisë më 9 dhjetor. Shahini tha se të hënën të gjithë mësuesit duhet të paraqiten në shkollë për t’u përgatitur për nisjen e këtij procesi.
“Që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Dje informacioni nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen.
Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha.
Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta.
Plani i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në punë para se të vijnë nxënësit.
Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohet më 4 dhjetor.
Në qarqet e tjera vijon normalisht, nesër. Vendimi për pezullimin e për mësimin vlen edhe për shkollat private, ndërsa për çerdhet për Lezhën dhe Tiranën për qarqet Tiranë dhe Lezhë edhe mund të rihapen. Komunikimi do të bëhet nga bashkitë.
Mësuesit i presim në punë me 2 dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të monitorohet. Mosparaqitja nuk paraqiti problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin.“- thotë Shahini.