Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari paralajmëroi në 2012-ën se Usman Khan nuk duhet liruar parakohe nga burgu


Ekstremisti i dhunshëm që vrau dy persona në një sulm terrorist në Londër të premten, ishte përshkruar më parë nga një gjykatës si një “xhihadist serioz”, i cili nuk duhet të ketë të drejtë për lirim të parakohshëm nga burgu.

Usman Khan ishte një nga nëntë burrat e burgosur në shkurt të vitit 2012 për komplotin për të bombarduar Bursën e Londrës dhe ndërtimin e një kampi trajnimi terrorist.

Khan u dënua të vuante minimumi tetë vjet burg dhe kur shqiptoi dënimin, gjykatësi Alan Wilkie tha se i dënuari terrorist nuk duhet të lirohet nga burgu parakohe.

Mirëpo ai u lirua në dhjetor të vitit 2018, më pak se 11 muaj para se të vriste dy persona me thikë në Urën e Londrës.

Gjatë dënimit në vitin 2012, Wilkie veçoi Khan dhe dy bashkëpunëtorë të tij si “xhihadistë më seriozë se të tjerët”.

Siç citon “RT“, gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar tha: ” Ata po punonin në një axhendë afatgjatë, jo më pak vdekjeprurëse në potencialin e saj sesa potenciali i qëllimeve afatshkurtra të të tjerëve. Ata kishin për qëllim të sigurojnë trajnime për veten dhe të tjerët, të cilët do t’i rekrutonin dhe po punonin në një axhendë më ambicioze dhe më serioze të xhihadizmit”.

“Sipas gjykimit tim, këta shkelës do të mbeten, edhe pas një burgimi të gjatë, një rrezik kaq i rëndësishëm sa që publiku nuk mund të mbrohet sa duhet, nëse lirohet parakohe”– shtoi ai.

Duke folur për sulmin vdekjeprurës të shtunën, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se njerëzit e dënuar për vepra terrorizmi nuk duhet të lejohen të dalin herët nga burgu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *