Vendosni fjalën kyçe....

Humbën gjysmën e familjes, babë e bijë revoltohen me përfaqësuesit e shtetit: E shpallën pallatin të banueshëm (VIDEO)


Babë e bijë, Bujar Cuka dhe Egi Cuka kërkojnë drejtësi. Ata humbën gjysmën e familjes së tyre në tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit, Fatmira Cukën dhe Sardi Cukën, nënë e bir që u gjetën të përqafuar nën rrënojat e pallatit të tyre në Thumanë.

Vajza kërkon që të ndëshkohen funksionarët e shtetit që e shpallën pallatin e tyre të banueshëm pas tërmetit të shtatorit.

“Unë këtë gjë dua ta çoj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta çoj deri në fund që ato persona që kanë qenë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”- tha ajo në një prononcim për Klan Kosova.

Bujar Cuka reagoi mjaft ashpër ndaj dy përfaqësueseve të shtetit, që shkuan për t’i ofruar ndihmë pas tërmetit. “Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qënë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua?!”- thotë ai. Ndërsa Egi refuzon të përqafohet me to.

Pas qetësimit të situatës, me ndërhyrjen e personave të tjerë, dy përfaqësueset e shtetit u lejuan të futen në shtëpi. Zoti Cuka tregoi mes lotësh se si bashkëshortja dhe djali i tij u gjetën të përqafuar nën rrënoja nga ekipet e shpëtimit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *