Vendosni fjalën kyçe....

I moshuari në Durrës mes lotësh: S’dua as bukë e lekë, vetëm një çadër të fus kokën se kam 5 ditë pa gjumë (VIDEO)


Një i moshuar në Durrës është mes shumë të tjerëve që kanë mbetur të pastrehë në qytetin bregdetar, por ai thotë se akush nuk ka shkuar ta shohë.

Në një prononcim për “News 24”, 70-vjeçari tregon mes lotëve se askush nuk ka shkuar në pallatin e tij që të bëjë një vlerësim të gjendjes, nëse është i pabanueshëm apo jo. Ai kërkon një çadër që të fusë kokën pasi thotë se ka 5 ditë që nuk vë gjumë në sy.

“Banoj në pallat. Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Jam pa gjumë (qan). Nuk dua as rroba as gjë. Vetëm të rroj. Dua vetëm të di; a do të jetojë brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S’ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Tërmetet vetëm po bien. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S’vjen njeri që të shoh, as komision, as bashki, as dreq, asgjë.

Ku do të shkoj, ta di të paktën. Tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës.

Ju lutem shumë, vetëm të vijnë të shikojnë. Absolutisht asnjë njeri. S’dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku”, tha i moshuari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *