Vendosni fjalën kyçe....

ISIS merr përgjegjësi për sulmin me thikë në Londër


ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Urën e Londrës. Organizata terroriste tha se Usman Khan, i cili vrau dy persona me thikë të premten, veproi në emër të tyre.

Grupi e transmetoi informacionin përmes agjencisë së vet të lajmeve “Amaq”. Megjithatë IS (dikur ISIS) nuk ka dhënë akoma ndonjë provë që vërteton këtë qëndrim.

Mesazhi i IS pretendon se Khan po “reagonte ndaj thirrjeve për të synuar shtetasit e vendeve të Koalicionit”.

Kjo frazë është përdorur edhe më parë në një fjalim nga ish-zëdhënësi i grupit, Abu Muhamed al-Adnani, shkruan gazeta britanike Metro.

Usman Khan u lirua nga burgu me licencë 11 muaj më parë, pasi ishte dënuar për vepra terrorizmi.

Ndërsa ishte në burg Khan shkroi një letër ku i kërkonte avokatit të tij ta ndihmonte të regjistrohej në një kurs të deradikalizimit, në mënyrë që të mund të bëhej një ‘qytetar i mirë britanik’.

Ai mori pjesë në një konferencë për rehabilitimin e të burgosurve kur ai filloi sulmin me thika dhe vrau aty një 25-vjeçar, të diplomuar për drejtësi.

28-vjeçari Usman Khan u ndoq nga qytetarët dhe një oficer derisa u qëllua për vdekje nga policia në Urën e Londrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *