Vendosni fjalën kyçe....

Pse po nxitohet me shembjen e provave?


 

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur si edhe dëme të mëdha në banesa i lë pas vendin prishjeve, ekspertimit dhe evidentimit të situatës në Durrës, Tiranë dhe Krujë.

Në Thumanë dhe Durrës, IKMT ka vijuar me shpejtësi menjëherë pas mbylljes zyrtare të operacionit të kërkim shpëtimit me shembjen e banesave të cilat ishin të dëmtuara nga tërmeti.

Përpos madhësisë së tërmetit, banesat mund të jenë shembur edhe për shkak të cilësisë së ndërtimit pasi në jo pak raste rrënim apo dëmtime strukturore kanë pësuar edhe objekte të viteve të fundit.

Lidhur me situatën e shembjeve të menjëhershme të lind vetëvetiu pyetja se pse po nxitohet për të shembur provat e një hetimi lidhur me cilësinë dhe respektimin e rregullave të ndërtimit në Republikën e Shqipërisë.

Prokuroria ka paralajmëruar nisjen e një procesi hetimor për ndërtimet por të bën përshtypje pse po shemben banesat që shërbejnë si provë kryesore për të parë cilësinë e ndërtimeve.

Jo më larg se sot, në Durrës u shembën dy objekte në zonën e Plazhit të cilat kishin pësuar fundosje apo edhe shembje të pjesshme.

Me shembjen e objekteve, a mund të prishen provat për hetim, nga prokuroria të cilat përveçse atyre në letra dhe dosje në institucione përbëjnë provën në terren të hetimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *