Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, aktivizohet fondi prej 10 milionë lekësh


Kur janë bërë plot 6 ditë që nga tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi vendin më 26 nëntor, kryeministri Edi Rama ka mbledhur për të katërtën herë qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme. Ai tha se sot do mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.

“Kemi grupe inspektorësh që kanë ardhur, grupe që po vijnë dhe është me shumë rëndësi të garantohet organizimi i plotë i punës. Këta ekspertë janë të përgatitur për këto situata. Unë i kam kërkuar të gjithëve dje dhe kemi filluar punë për të filluar sa më shpejt një konferencë informimi publike që të ekspozojnë fotografi, fakte nga puna e tyre me shpjegime teknike që njerëzit të dallojnë mes godinave të krisura dhe godinave të rrezikuara. Pamja e jashtme e godinave nuk është tregues i një situate të rrezikshme. Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se sot do të aktivizohet fondi prej 1 milionë lekësh dhe shtoi se fëmijët dhe pensionistët nga familjet e viktimave do të marrin shpërblimin e përcaktuar edhe për muajin nëntor.

“Ministrja e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar po punojnë me ekspertët për rishikimin e buxhetit. Përgjigja dhe reagimi i partnerëve është inkurajues sepse nevoja për të krijuar një bazë solide për operacionin e rindërtimit është e madhe. Të gjitha familjet të targetohen sipas nevojë që procesi të mos marrë vite e vite. Na është ngarkuar që të merret me familjet e viktimave. Familjeve të vetmuara, të Thumanës ju duhen vetëm opsione, nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty ose të vijnë në Tiranë. Për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia. Kështu me familjet në Durrës dhe kështu me familjen në Tiranë. Fondi prej 1 mln lekësh duhet të aktivizohet sot. Janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këtë fond. Fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor. Për pensionistët, nuk bëhet fjala për një pension të çfarëdoshëm por pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ata që janë pensionistë në këto familje dhe shuma duhet të jetë e lërueshme menjëherë. Nëse do të dhurohet në dhjetor brenda do të jetë edhe pensioni i nëntorit”, tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *