Në orët e para të mëngjesit të sotëm është rregjistruar një shpërthim me tritol pranë një lokali në kryeqytet. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë.
“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zhurma e shpërthimit është dëgjuar në shumë zona të Tiranës.