Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti gati ndan në dysh pallatin në Bulqizë (FOTO)


45 familje në Bulqizë, kanë braktisur nga frika pallatin ku banojnë nga frika se ndonjë lëkundje tërmeti mund t’i zërë edhe ata nën rrënoja.

Pallati në fjalë edhe më parë ka patur probleme por pas tërmetit të së martës së 26 nëntorit, është bërë i pasigurt.

Por jo të gjithë janë larguar. Sipas Balkanweb, disa kanë vendosur të qëndrojnë brenda pavarësisht rrezikut, duke thënë se s’kanë ku të shkojnë.

Ata shprehen se bashkia iu ka thënë që të dalin nga banesat, por nuk iu ka ofruar atyre një vend strehimi. Madje as shiriti i kur nuk është vendosur në këtë pallat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *