Vendosni fjalën kyçe....

“Airbus” shkarkon 16 punonjës, akuzohen për spiunazh


Gjiganti i hapësirës ajrore të Evropës, ‘Airbus’, është gjendur në qendër të një skandali pasi u zbulua se disa prej punonjësve të tij, në një ndarje që merrej me projektet ushtarake gjermane, dyshohen për përfshirje në spiunazh industrial.

Kompania e aviacionit dhe mbrojtjes ka larguar nga puna 16 punonjës, përfshirë një drejtues departamenti, pa paralajmërim, pasi të gjithë ata dyshohen se kanë spiunuar sekretet dhe kanë marrë në mënyrë të paligjshme dokumente konfidenciale në projektet e ardhshme të Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr).

‘Airbus’ është një nga furnizuesit kryesorë të Forcave të Armatosura Gjermane; rregullisht fiton kontrata për të furnizuar ‘Bundeswehr’-in me aeroplanë dhe helikopterë të rinj, si dhe përmirëson pajisjet ekzistuese.

Kompania fillimisht njoftoi autoritetet gjermane për disa ‘parregullsi’ për sa i përket informacionit të ndjeshëm në shtator. Në atë kohë, Zyra e Prokurorit të Mynihut hapi gjithashtu hetimin e vet për rastin, për të cilin tha se është ende në vazhdim.

Rasti daton në vjeshtën e vitit 2018, kur një punonjës pyeti mbikëqyrësit e tij dhe departamentin ligjor dhe të pajtueshmërisë nëse ai duhet të kishte akses në një dokument të klasifikuar që sapo kishte marrë.

Ajo që erdhi më pas ishte një inspektim masiv që përfshin një kontroll të rreth 1.5 milion dokumenteve dhe intervistave të stafit.

Punonjësit e Komunikacionit, Inteligjencës dhe Sigurisë (CIS) me bazë në Programin e Mynihut përfunduan të dyshuar për ‘shpërdorim’ dhe ‘abuzim’ me dokumentevt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *