Një autobus plot me pasagjerë ka rrëshqitur nga një urë pas shpërthimit të njërës prej gomave, duke përfunduar në një lumë të ngrirë në Rusi.
Sipas RT, kanë humbur jetën të paktën 19 pasagjerë. Ekipet e shpëtimit luftuan për të liruar të mbijetuarit e bllokuar në autobus, pasi automjeti ishte akoma në rrezik për t’u zhytur.
Первые секунды после падения автобуса с моста. У автобуса лопнуло правое переднее колесо. Водитель Сергей Кубасов не справился с управлением и вылетел за ограждение. Мужчина погиб. Сейчас сотрудники МЧС опасаются того, что тяжелая машина уйдёт под лёд вместе с людьми. pic.twitter.com/5wBcag9v97
— Почти ГосДума (@duma_gos) December 1, 2019
Autobusi ra gjashtë metra nga një urë mbi lumin Kuenga, ndërsa udhëtonte nga qyteti Chita për në Sretensk të dielën.
Policia tha se autobusi kishte patur një gomë të plasur, çka ka bërë që shoferi të humbte kontrollin e automjetit. Në bord ishin 45 persona kur ndodhi tragjedia. 19 pasagjerë humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën.