Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur planin me tre pika për emergjencat civile duke i bërë thirrje Ramës që të përqendrohen te ata të cilët kanë nevojë më shumë për ndihmë.
Basha ka kërkuar që dhimbjet dhe vuajtjet të mos përdoren për agjendën politike si edhe shprehu mbështetje për çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur nga tërmeti.
Reagimi i plotë:
Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë.
I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për axhendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!
Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës: