Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon për mbylljen e portaleve: Kriminale, prokuroria të nisë hetimet


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj mbylljes së portaleve apo edhe faqeve në rrjetet sociale.

Basha e ka quajtur kriminale mbylljen e portaleve kritikë me qeverinë dhe i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë.

Postimi i plotë:

Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *