Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri: S’e harroj kush jam, do nisim ndërtimin e 2 shtëpive


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri ashtu siç kishte premtuar.

Ajo është ndalur në fshatin Bubq ku po viziton banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ishte mes banorëve këngëtarja tha se do ndërtojë shtëpinë e dy familjeve të prekura nga tërmeti.

Këngëtarja shoqërohej nga vajza e presidentit Meta e kryetares së LSI-së, Kryemadhi, Era.

‘Jam këtu për të ndihmuar shqiptarët, do ndërtoj shtëpitë e dy familjeve. Unë nuk e harroj nga vij e kush jam. Kërkoj ndjesë por do flas në Anglisht. Është e vështirë të jesh këtu në Shqipëri në këtë kohë të vështirë. Zemra ime është e thyer me këtë situatë. Puna nuk do të mbarojë këtu, por do të ndjek nga afër punimet për banesën. Nuk do ta harroj asnjëherë prejardhjen time nga vij dhe ku jam rritur. Jam shumë e bekuar që të jem nga Shqipëria dhe të jem pjesë e këtij vendi. E dua vendin tim të origjinës. Ajo çfarë dua të them tani, është se ne të bëhemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.’’ – tha ajo për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *