Gjykata ka liruar 25-vjeçaren Xhulia Aliaj, që u arrestua pas tërmetit të 26 nëntorit me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme.
Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitjeje për vajzën e re.
Studentja e universitetit të Durrësit, shpërndau në faqen e saj në Facebook një lajm nga një media italiane për rrezikun e mundshëm që vinte nga depozitat e Porto Romanos.