Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj bën thirrje: Kujdes me mashtruesit që përpiqen të përfitojnë nga tërmeti


Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka bërë thirrje që të tregohet kujdes me personat që kanë shkuar në Kosovë pas tëmetit të 26 nëntorit.  

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë mbetur pa banesa nuk do mbeten përjashtë por duhet bërë kujdes me ata që mashtrojnë dhe kërkojnë të përfitojnë nga situata.

‘Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes’, ka thënë Haradinaj, shkruan ‘REL’.

Ai ka thënë më pas se ata që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë, duke hedhur poshtë mundësinë e largimit drejt Gjermanisë prej aty.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *