Vendosni fjalën kyçe....

“Huawei” prodhon telefonin e ri pa asnjë pjesë nga kompanitë amerikane


Gjigant kinez i i telekomunikacionit ‘Huawei’, i cili në listë të zezë të SHBA-së, ka arritur të fillojë të bëjë pajisje pa pjesë amerikane, duke i zëvendësuar ato me përbërës që burojnë diku tjetër.

Sipas analizës nga kompani japoneze e teknologjisë ‘Fomalhaut Techno Solutions’, telefonat e fundit të ‘Huaëei’ nuk kishin asnjë pjesë nga SHBA-ja.

‘Kur Huawei doli me këtë telefon të nivelit të lartë pa pjesë të prodhuara në SHBA, ajo tregoi një gjë mjaft të madhe,’ i tha gazetës analisti i ‘Susquehanna International Group’, Christopher Rolland.

Handel Jones nga ‘Strategjitë e Biznesit Ndërkombëtar’ tha se pavarësia e furnizimit me pjesë jashtë SHBA-së tregon se strategjitë amerikane në përpjekjen për të izoluar ‘Huawei’-n nuk po funksionojnë.

‘Huawei’ dhe 68 bashkëpunëtorët e tij u vendosën në Listën e Enteve të SHBA-së në maj pasi u akuzuan nga administrata Trump se spiunonin për llogari të Kinës. Pekini e ‘Huawei’ i kanë mohuar të gjitha akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *