Dy javë pasi SHBA-ja njoftoi se nuk do i konsideronte vendbanimet izraelite në territoret e okupuara Palestineze si të paligjshme, Izraeli njoftoi një plan për të dyfishuar popullsinë hebreje në Hebron.
Plani i njoftuar nga Ministri i Mbrojtjes i sapoemëruar i Izraelit, Naftali Bennett, të dielën do të përfshijë shkatërrimin e një tregu me shumicë në Hebron dhe zëvendësimin e tij me një lagje të re. Për momentin, ka rreth 200,000 palestinezë dhe 1000 hebrenj që jetojnë në qytet.
Deklarata mbronte këtë veprim si sigurimin e ‘vazhdimësisë territoriale’ midis lagjes ekzistuese hebraike ‘Avraham Avinu’ dhe vendit të shenjtë të Varrit të Patriarkanëve, si dhe rivendosjen e drejtësisë historike. Zona e tregut ka qenë pronë e banorëve hebrenj të Hebron që nga fillimi i shekullit të 19-të.