Vendosni fjalën kyçe....

“Kam mbetur jashtë me dy fëmijët e mitur, dua një vend të fus kokën” – Thirrja e kryefamiljarit


Një familje në Borizanë të Krujës ka bërë thirrje për ndihmë pas dëmtimeve që pësoi banesa e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryefamiljari ka thënë për ‘News24’, se tërmeti i ka shembur dy dhomën ky flinin dy fëmijët 5 e 6 vjeç që fatmirësisht nuk ndodheshin brenda në çastin e tërmetit.  

Kryefamiljari Avni Xaja, ka thënë për Neës24, se që prej asaj dite jeton brenda një tende plastmasi.

‘Kanë ardh e kanë pa, më kanë thënë mos hyni brenda. Iu kam kërkuar një fadromë, të vinë ta shembin, se ikën fëmijët luajnë e kam frikë se mi ze brenda. Oriz sheqer e makarona nuk më hyjnë në punë, unë dua shtëpi me fut kokën, me nusen e kalamajt. Ushqime me kanë sjellë, dua strehë për fëmijët’ – tha babai i dy fëmijëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *