Vendosni fjalën kyçe....

Kisha në Suedi ka një altar për martesat gay, përfshin “Parajsën” me çifte gay dhe gjarprin transgjinor


Një kishë në Malmo të Suedisë ka një altar të ri, që synon gjithëpërfshirjen duke zëvendësuar Adamin dhe Evën në parajsë me çifte gay në poza sugjestionuese, ndërsa përshkruan gjarprin që tundoi Adamin dhe Evën si një grua transgjinore.

Puna e diskutueshme e artit nuk është e re. Fotografja dhe artistja, Elisabeth Ohlson Wallin, e pikturoi atë në vitin 2012 dhe u përpoq t’ia dhuronte atë Katedrales së Skarës në qytetin e Skaras-s, Suedi, pak para se kisha të përgatitej të zhvillonte dasmën e parë të të njëjtit seks në historinë e saj 1.000-vjeçare.

Artistja lezbike e hapur, tha në atë kohë se ajo dëshironte të testonte nëse Kisha e Suedisë ishte aq miqësore me homoseksualët siç pretendonte kur përqafonte martesën e të njëjtit seks në 2009.

Katedralja Skara me mirësjellje hodhi poshtë dhuratën, duke thënë se bëhej fjalë për aktivizëm politik dhe jo besim. Kisha e Shën Palit në Malmo pranoi pikturën e quajtur ‘Parajsë’ si altarin e saj të ri dhe e zbuloi atë të dielën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *