Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO- Aktivistja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar rrëfen si tentoi policia ta shoqëronte me dhunë


Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka rrëfyer nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar momentit kur punonjës të policisë tentuan për shoqërimin e saj pas kallëzimit penal nga ana e Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme.

Kalaja tregon se policia ka ndaluar makinën e saj kur po shkonte në shtëpi dhe ka futut dorën nga xhami dhe tentoi ta shoqëronte me dhunë për në makinën e uniformave blu.

Unë u largova nga sheshi i Teatrit dhe rrethohem nga dy makina, njëra makinë policie dhe tjetra makinë private, më thuhet që duam të komunikojmë pasi i thashë që po flas me avokatin dhe pasi hapa xhamin futën dorën në xham në mënyrë të dhunshme dhe më tërhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë për të më shoqëruar në komisariat ndërkohë që i kërkova të më tregonin fletën e shoqërimit”-deklaroi Kalaja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *