Lionel Messi është shpallur fitues i Topit të Artë për këtë vit.
Kjo është hera e 6-të që Messi rrëmben këtë trofe duke mposhtur kandidatët e tjerë.
Fitorja u paralajmërua edhe nga lista e renditjes e cila u publikuar para fillimit të ceremonisë së dhënies së çmimit.
Ndërkohë Kristiano Ronaldo nuk ka pranuar të marrë pjesë në ceremoni edhe pse ishte kandidat për trofeun i cili jepet nga gazeta franceze “France Football”.