Gjykatat në Tiranë, Durrës e Lezhë kanë pezulluar punën. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që thekson se puna do rinisë pas vlerësimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit në godinat e gjykatave.
Nga lëkundjet e fuqishme, me mijëra ndërtesa private e pallate janë shpallur dëmtuar me një pjesë të tyre që janë shpallur të pabanueshme.
‘Shkak gjendja pas fatkeqësisë natyrore nga tërmeti. Të vlerësohen kushtet e ambienteve të gjykatave. Të eliminohet çdo rrezik në ambientet e gjykatave’, thuhet në njoftimin e KLGJ.