Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Mustafa


Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës. Në përfundim të dy liderët respektivë të Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë deklaruar se nuk kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Palët pritet të takohen në ditët në vijim për të provuar të shuajnë mosmarrvëshjet që kanë. Sipas Kurtit, mes palëve ka pasur përparim por nuk është arritur marrëveshje.

‘Marrëveshje nuk kemi ende sepse ka gjëra për të cilat nuk jemi marr vesh. Megjithatë kemi përparim në bisedime’, ka thënë Kurti në përfundim të takimit të sotëm.

Të njëjtën gjë përsëriti kreu i LDK-së, Mustafa, i cili deklaroi se mes dy forcave politike fituese në zgjedhjet e fundit ka pajtueshmëri për programin qeverisës, por jo marrëveshje.

‘Kemi pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion por ka marrëveshje që të vazhdojmë të punojmë. Dallimet tona do ju tregojmë kur t’i përafrojmë’, ka thënë Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *