Vendosni fjalën kyçe....

Publikuan videon teksa ndihmat hynin në ministrinë e brendshme, SHÇBA kallëzon dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit


Dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar janë kallëzuar penalisht nga SHÇBA për publikimin e një video ditën e sotme ku disa pako me ushqime hynin në Ministrinë e Brendshme.

Pamjet e videos u përgënjeshtruan nga SHÇBA pasi sipas tyre ato ishin pako të sekuestruara si prova për kallëzimin penal ndaj dy punonjësve të policisë dhe një zjarrfikësi të ndaluar për përvetësimin e ndihmave të destinuara për të prekurit nga tërmeti.

Dy përfaqësuesit e Aleancës janë shtetasja M.J dhe shtetasi E.M me akuzat e “përhapjes së informatave të rremve që ngjallin panik”.

Njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut. Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90.

Në një reagim të mëparshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet:

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.
Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *