Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Këto janë familjet që përfitojnë pension të posaçëm pas tërmetit


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot në mbledhje të Jashtëzakonshme, Këshillin e Ministrave. Rama zbuloi sot familjet që do marrin pension të veçantë.

“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën. Si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja. Atëherë lista që përfitojnë nga 100; Lindita Cara, e cila përfiton 100 mijë lekë në muaj, për Albert Carën gjithë jetën trajtim të vecantë financiar për Albert 100 mijë lekë, Aleks Çupi po ashtu, Albert Lala 100 mijë lekë, Denisa Greku 100 mijë lekë në muaj, Marjana Rexhepi 100 mijë lekë të reja në muaj, Femi Vata 100 mijë lekë të reja në muaj, Pranvera Qato dhe më pas trajtim plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, që duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale. Mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre në shtëpi të reja, për të cilat familjet duhet të përfundojë brenda 15 dhjetorit maksimumi. Falenderoj Danjën që po kujdeset personalisht për sistemimin e tyre.”– tha Rama.

Kryeministri shtoi se familjet e prekura nga tërmeti, pas vitit të ri nuk do qëndrojnë më në hotele por do të vendosen përkohësisht në apartamente me qira derisa të rindërtohen banesat e tyre. Kostot do mbulohen nga qeveria.

“Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksimale. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë. Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minimumin jetik, jo të shtrihen përtokë në çimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë.

Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër”, tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *