Vendosni fjalën kyçe....

Rama: S’i anuloj koncesionet, i solla unë me miqtë e mi ekipet e ndihmës nga jashtë


Kryeministri Rama deklaroi nga Durrësi, se i kishte sjellë ai dhe miqtë e tij ekipet e ndihmës nga vendet e huaja që ndihmuan në operacionet e kërkim-shpëtimit të banorëve që kishin mbetur nën rrënoja pas tërmetit të 26 nëntorit.

‘Ne kemi mangësitë tona por asgjë nga këto mangësi nuk na ka penguar të bëjmë punën me sukses. Sipas raporteve, 38 persona janë shpëtuar pa ardhur ende ekipet e huaja. Është e vërtetë se kemi mungesa në pajisje të sofistikuara, siç i ka Franca, Zvicra, Greqia, Turqia e me radhë,  por ekipet tona kanë shkuar në kohë rekord dhe kanë bërë më të mirën. I solla unë ekipet e huaja për ndihmë bashkë me miqtë e mi e miqtë e Shqipërisë.’ – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se qeveria nuk do i anulojë koncesionet, ndërsa e ftoi Bashën që të ulej në tryezë për të dhënë ndihmën e saj për kapërcimin e krziës.

‘Nuk do i anulojmë koncesionet. Kanë përmirësuar jetën. Si thoni ju të anulojmë kontrollin bazë shëndetësor që ka përmirësuar jetën e qytetarëve? Të anulojmë dializën, që u ka mundësua qytetarëve të mos vijnë vërdallë me taksi për këtë shërbim? Basha le të vijë në tryezë dhe të japë kontributin e tij për kapërcimin e krizës.’ – shtoi kreu i qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *