Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrimi i ndërtesave pas tërmetit – Prokuroria nis hetimet në Tiranë e Durrës


Pas tragjedisë që solli tërmeti i 26 nëntorit, prokuroria e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë regjistruar çështjet penale për pallatet që u shembën dhe të cilat rezultonin pa lejen përkatëse.

Sipas njoftimit të prokurorisë, do të hetohet për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Më herët presidenti i vendit Ilir Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për ndërtuesit që kanë abuzuar me ndërtimet dhe kërkoi vënien e tyre para drejtësisë.

Tërmeti i 26 nëntorit i ka lënë pas vendin prishjeve, ekspertimit dhe evidentimit të situatës në Durrës, Tiranë dhe Krujë. Në Thumanë dhe Durrës, IKMT ka vijuar me shpejtësi menjëherë pas mbylljes zyrtare të operacionit të kërkim shpëtimit me shembjen e banesave të cilat ishin të dëmtuara nga tërmeti. Përpos madhësisë së tërmetit, banesat mund të jenë shembur edhe për shkak të cilësisë së ndërtimit pasi në jo pak raste rrënim apo dëmtime strukturore kanë pësuar edhe objekte të viteve të fundit.

Lidhur me situatën e shembjeve të menjëhershme të lind vetëvetiu pyetja se pse po nxitohet për të shembur provat e një hetimi lidhur me cilësinë dhe respektimin e rregullave të ndërtimit në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria ka paralajmëruar nisjen e një procesi hetimor për ndërtimet por të bën përshtypje pse po shemben banesat që shërbejnë si provë kryesore për të parë cilësinë e ndërtimeve.

Prokuroria Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Prokuroria Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore.  Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve.

Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *