Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Nuk ka gazetarë kriminelë, kryeministri bën propagandë me fatkeqësinë


Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar nga veprimeve qeveritare për sulmet ndaj gazetarëve apo portaleve të ndryshme duke shigjetuar direkt kryeministrin Rama.

Sipas Vokshit, sulmi ndaj gazetarëve i nisur nga Rama bëhet për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keqmenaxhimin e emergjencës nga tërmeti.

“Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën”-shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Nuk ka gazetarë kriminelë! Ka Kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë

Për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keqmenaxhimin e emergjencës pas tërmetit, Edi Rama ka nisur të sulmojë gazetarët, të cilët përcjellin shqetësimet e vërteta të qytetarëve në zonat e prekura.

Nuk janë kriminelë gazetarët që raportuan njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë se Spitali i Durrësit po evakuohej.

Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën.

Kriminale është që të përpiqesh të shtysh edhe një ditë duke gënjyër, duke mashtruar qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.

Në emër të Partisë Demokratike, inkurajoj gazetarët të mos intimidohen nga gjuha e dhunshme, e turpshme, e papranueshme e Edi Ramës.

Ngritja e zërit nga gazetarët, pro interesit publik, është arma e vetme për të zhbërë presionin kriminal të Edi Ramës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *