Vendosni fjalën kyçe....

Agron Tufa largohet nga Shqipëria, kërkon azil politik pas kërcënimeve të vazhdueshme


Largohet nga Shqipëria Agron Tufa, Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK).

Lajmi është bërë publik nga avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili shkruan në një postim në “Facebook” se Tufa ka kërkuar strehim politik pas kërcënimeve të vazhdueshme me jetë.

 “Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, – shkruan Cakrani.

Agron Tufa para disa kohësh u fut në debat me disa personazhe të njohur publikë për çështjen e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Deputeti Spartak Braho, ish-deputeti Sabit Brokaj apo ish-ambasadori Fatos Tarifa e akuzonin Tufën për njollosje të së shkuarës së lavdishme të luftës, ndërsa Tufa i akuzonte ata si enveristë. Çështja shkoi deri në Gjykatë, ku Tufa paditi disa prej këtyre personazheve. Para tre muajsh, Tufa tha se kishte marrë kërcënime nga persona anonimë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3307889572585737&set=a.541054252602630&type=3&theater


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *