Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët në opozitë për situatën e përballimit të tërmetit.
Nga mbledhja e opozitës së bashkuar janë publikuar edhe tre pika të cilat janë parë të arsyeshme që situata e tërmetit mund të përballohet duke shtuar vlerësuesit në terren si edhe anulimin e parave të buxhetit të destinuara për koncesionet.
Tre pikat e propozuara nga opozita:
- “Shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.
- Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.
- Anulim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve. Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura”.
Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare në ndihmë të banorëve.